Tërmeti shkatërrues ka hedhur një hije të zezë mbi Turqi dhe Siri. Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në më shumë se 16,000.
Ndërsa operacionet vazhdojnë ditë e natë, rënia e temperaturave e bën jetën një makth për të mbijetuarit që nuk kanë ku të shkojnë.
Në Gaziantep të Turqisë temperatura ka rënë në -5 gradë celcius herët në mëngjes.
“Help. No one came. My mom, my dad, my brother are here”
Antakya, Hatay
Esenlik mah 7. Cadde irem apt #Deprem #Turkey#TwitteriAcin #TurkeyEarthquake #Turkiye #HelpTurkey #PrayForTurkey #Syria #زلزال pic.twitter.com/yncnBSAl6Z
— World Times (@WorldTimesWT) February 9, 2023
“Fëmijët tanë kanë ngrirë”, u ankua Ahmed Hussein, një baba i pesë fëmijëve, i cili u detyrua të ngrinte strehë para shtëpisë së tij të dëmtuar në qytetin në Gaziantep, qytet pranë epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë.
“Duhet të djegim stolat e parkut dhe disa rroba të fëmijëve”, shtoi ai. “Të paktën të na kishin dhënë çadra”, thekson ai duke iu referuar autoriteteve turke