Numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm është rritur në 19,800.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi në momentet e fundit se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi është 16.546. Ndërsa numri i viktimave në Siri raportohet në 3277.
Letra dhe gjesti emocionues i vogëlushit për të prekurit nga tërmeti
Zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë kanë raportuar 1,347 njerëz të vdekur, ndërsa rreth 1,900 njerëz kanë vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët.
Ndërkohë, forcat e kërkim shpëtimit nga Turqia dhe e gjithë bota vijojnë kërkimet për persona të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja.
Shpëtohet 7-vjeçari pas 70 orësh nën rrënoja! Fjalët e para: Nesër kam shkollë