Një tërmet mesditën e sotme me epiqendër në Librazhd shkaktoi frikë dhe panik te banorët e këtij qyteti. Lëkundje sizmike ishte me magnitudë 3.9 ballë e shkallës rihter.
Tërmeti ka ndodhur në orën 11:57:35. Thellësia ka qenë 2 km dhe kjo ka bërë që të ndihet shumë lëkundja. Lëkundja ka shkaktuar panik te qytetarët nisur nga tragjedia në Turqi.
“U trembëm. Tërmeti zgjati disa sekonda” thanë disa prej banorëve, por fatmirësisht nuk ka dëme, pasi magnituda ishte e vogël.
Por a ka lidhje lëkundja sot në Shqipëri me tërmetin në Turqi? Sizmologu Rrapo Ormeni thotë jo, duke qetësuar qytetarët. Ai shprehet se këto janë tërmete të zakonshme në Shqipëri.
“Jo, nuk ka lidhje me tërmetin në Turqi. Këto janë tërmete të zakonshme në vendin tonë” tha sizmologu.
Tërmet në Shqipëri, a ka lidhje me Turqinë? Flet sizmologu i njohur