Teksa numrat e të vdekurve po rriten nga rrënojat e tërmetit në Turqi dhe Siri herë pas herë buron dritë shprese. I tillë është edhe rasti i fëmijës që shihet më poshtë në video.
Vogëlushja pas më shumë se 68 orësh nën rrënoja, është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit.
Autoritetet bëjnë me dije se foshnja e quajtur Ellen është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët tashmë po kujdesen për të.
Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 16,035 viktima.
Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873.