-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden vizitë në Poloni për përvjetorin e luftës në Ukrainë: Vetëm kaq mund të bëj

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të vizitojë Poloninë më 20-22 shkurt, disa ditë para përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Biden do të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda dhe do të mbajë një fjalim.

Sipas zëdhënëses, gjatë këtij udhëtimi Biden do të sqarojë gjithashtu se ndihma shtesë amerikane do të dërgohet në Ukrainë.

Në deklaratat e tij të enjten, Joe Biden përjashtoi mundësinë për të shkuar në Ukrainë.

“Unë mund të shkoj në Poloni, por vetëm kaq,” tha Biden në përgjigje të një gazetari që e pyeti nëse do të udhëtonte në Ukrainë.

Presidenti amerikan kishte vizituar Poloninë në mars të vitit 2022 dhe kishte kontakte me autoritetet polake, ndërsa kishte takuar edhe ushtarë amerikanë dhe refugjatë ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit