Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga Garda Kombëtare.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe ministri Mehaj shprehën edhe një herë ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit shkatërrues të së hënës.
“Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, ka thënë Kurti.
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti.
Solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e Republikës të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk.