-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

24 orë nga protesta! Berisha: Rama të japë dorëheqjen e parevokueshme

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha 24 orë përpara tubimit, i kërkoi Edi Ramës që të japë dorëheqjen e parevokueshme. Kërcënimi për atë që e pret, sipas tij nesër ishte i qartë. Kauza e opozitës është dosja “McGonigal” dhe lidhja, sipas tij me Edi Ramën. “Edi Rama ka vetëm një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme” tha Berisha.

Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës.

Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Watergatit’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit.

Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit