Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta kundër qeverisë Rama dhe ministrave lidhur me dosjen “McGonigal”. Një ditë përpara protestës, paralajmërimi i Berishës ishte i fortë për rivalin e tij politik.
“McGonigal, Erion Veliaj dhe ministra kanë bërë orgjira në “club”-et e natës dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës, janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurt. Ka një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Hetimi është hetim dhe kërkon rregullat e veta. Ne do të japim kontributin tonë. Prandaj Rama mendon se do të bllokojë komisionin, do të hetohet cdo akt. Të gjitha takimet e McGonigal me Ramën, Ballukun, Velinë” tha ai.
LIVE-24 orë nga protesta! Berisha: Rama të japë dorëheqjen e parevokueshme