-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbylli restorantin e tij, shefi Michelin gatuan për të pastrehët në Hatay

Kryesoret

Kuzhinieri i parë turk që u nderua me 2 yje Michelin mbylli restorantin e tij të vlerësuar me çmime në Stamboll dhe ngriti një kuzhinë në Iskenderun për të ndihmuar banorët e mbetur të pastrehë nga tërmetet.

“Të dashur miqtë e mi, adhurues të ushqimit nga e gjithë bota dhe kuzhinierët René Rezepi, Jose Andres dhe David Chang, po ju drejtohem të gjithëve, ky është një apel urgjent”, tha Fatih Tutak në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale.

“Jemi në pjesën jugore të Turqisë. Ne po ndërtojmë një kuzhinë dhe po ftojmë shumë kuzhinierë nga e gjithë Turqia. Na duhet ndihma jote. Situata është shumë e rëndë. Është si Apokalipsi”, shtoi ai.

Tutak postoi gjithashtu një video të dytë në të cilën ai shfaqet, përballë kuzhinës së tij të improvizuar, duke mbajtur një flamur turk.

Tutak mbylli përkohësisht restorantin e tij, në një lagje historike të Stambollit dhe shkoi në provincën Hatay për të ndihmuar të prekurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit