Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën dhe SHBA-të mbështetësin këtë propozim.
Hovenier këtë koment e ka bërë duke reaguar në një Twitter të këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hovenier.
Chollet ka njoftuar se ka biseduar Kurtin nëpërmjet një telefonate, ku ka thënë se e mirëpret pranimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Këshilltari i lartë i DASH-t.
Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plani në mënyrë që të dyja vende të përfitojnë.