-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkollat pa ngrohje! Boçi: Kriminale neglizhenca e bashkisë me fëmijët

Kryesoret

Një pjesë e shkollave në vend janë pa ngrohje në këto ditë të ftohta dimri. Këtë e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi pak ditë më parë.

Por u kujtua për masat në mes të dimrit. Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi ka dënuar neglizhencën e institucioneve të arsimit duke i lënë nxënësit pa ngrohje.

“Kriminale neglizhenca me fëmijët në shkolla! ‼️Ndihem i keqardhur të marr çdo ditë mesazhe nga prindërit e nxënësve në shkolla të ndryshme në qytet por sidomos në fshatrat e Elbasanit. Me një papërgjegjshmëri të plotë morale dhe institucionale në ditët më të ftohta të vitit, Bashkia Elbasan i ka pamundësuar ngrohjen pjesës më të madhe të institucioneve arsimore në Elbasan.

‼️Është kriminale që një fëmijë 10 vjeçar të qëndrojë me doreza dhe kapuç në orën e mësimit! Është e pakonceptueshme se si një mësues të përpiqet t’i shpjegojë mësimin një fëmije që dridhet nga i ftohti!

🖐Boll me pangopësinë tuaj për të vjedhur në gjithçka! Siguroni kushtet optimale që fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë territorin e Elbasanit të kenë ngrohje dhe të vijojnë mësimin normalisht” mbyllet postimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit