-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti shkatërroi ndërtesa dhe vrau mijëra persona, Turqia nis hetimet ndaj ndërtuesve

Kryesoret

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag në një konferencë për shtyp është shprehur se ka nisur hetimi ndaj ndërtuesve në rajonet e prekura nga tërmeti.

“Zyra e prokurorit ka nisur hetimin. Kushdo që ka faj, kushdo që ka neglizhuar, do të dërgohet para drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi,” u shpreh Bozdag.

Ministri theksoi se 206 prokurorë janë caktuar nga Këshilli i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për proceset gjyqësore që pritet të mbahen së shpejti.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mbi 22 000 viktima, pasi mijëra ndërtesa u shembën.

Inxhinieri Kishor Jaisëal tha për CNN se Turqia ka eksperiencë me tërmetet dhe shumë rajone të këtij vendi kanë ndërtesa rezistente, por jo të gjitha janë ndërtuar sipas standardeve moderne.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit