-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzimet me investimet arrijnë deri në 90% të fondeve të prokuruara

Kryesoret

Problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk kufizohet në sektorë apo industri të veçanta, por është i përhapur në të gjithë ekonominë. Kjo ka pasur ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në jetën e qytetarëve të thjeshtë.

Për shembull, keqmenaxhimi i fondeve publike ka çuar në mungesën e investimeve në infrastrukturën kritike, si rrugët, spitalet dhe shkollat, duke rezultuar në shërbime të dobëta dhe mungesë mundësish për qytetarët, veçanërisht në zonat rurale.

Përmasat e korrupsionit janë problemi më i madh i tij, në këtë moment që flasim. Dhe këtu kam parasysh të dy dimensionet, gjerësi dhe thellësi. Në pikëpamjen e gjerësisë, korrupsioni është sot i shtrirë në të gjitha fushat e jetës.

Kudo ku shtrihet ndikimi i një shërbimi shtetëror, korrupsioni është aty. Fillo që nga shëndetësia deri te pyjet, që nga kontrolli ushqimor te shërbimi diplomatik. Aktualisht nuk ka mbetur asnjë sektor publik pa u përmendur të paktën një herë për aktivitet të lidhur me korrupsionin.

Zgjerimi i korrupsionit, në gjithë sferat e shërbimit publik, ka ardhur gradualisht, vit pas viti, derisa ka zaptuar gjithë trupin, derisa sot ka fituar me të drejtë klasifikimin si “modus operandi”.

Një problem tjetër i përkeqësuar është edhe përmasa e korrupsionit në dimensionin e dytë, që është thellësia e tij. Kjo nënkupton që tashmë, pjesa e abuzimit brenda shpenzimit apo investimit publik është rritur në mënyrë konstante, duke arritur sot përmasa të paimagjinueshme.

Në bazë të një analize të bërë, referuar raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndër vite, në fillimet e demokracisë, dimensioni i thellësisë ishte relativisht i ulët, pra, përmasa e abuzimit ishte relativisht e ulët./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit