-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: I bëj thirrje SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare

Kryesoret

Sali Berisha i bëri thirrje SHBA-së, PE-së dhe vendeve mike që të hetojnë veprimtarinë e qeverisë Rama dhe makinacionet kundër opozitës. “I bëj thirrje qeverisë së SHBA-së, kongresit, le të hetojnë. Cfarë ndodhi këto vite me opozitën shqiptare? Le të hetojnë veprimtarinë e Sorosit që bëri gjithçka për të ngritur në piedestal një kryekorroptuar që është varur në shtyllën e turpit.

I bëj thirrje PE-së, qeverive të vendeve mike, të hetojnë skandalet e Duçkës dhe Ramës që janë zinxhir. Ne do të vazhdojmë betejën tonë të pamposhtur deri në fitoren e plotë. Unë e di që ju keni ardhur të përgatitur për betejë dhe ne jemi në betejë por thirrja ime është që të shndërrohemi në qytetar të revoltuar protestues. Të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitore. Thirrja ime është që cdo ditë  të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit