Ndërkohë që opozita po proteston kundër qeverisë në sheshin “Nënë Tereza” , kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga Fieri ka thënë se ky tubim është largim vëmendje nga dosjet e bujshme si Gërdeci dhe 21 Janari.
“Asnjë shqiptar nuk e vë në dyshim se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë minuesit e demokracisë në Shqipëri” ka thënë Balla teksa ka theksuar se protesta e opozitës është kundërvënie ndaj drejtësisë.
Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur duke punuar në një vazo me baltë.
“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!” shkruan Rama duke u larguar kështu nga zyra.