Protesta e opozitës ditën e sotme u mbyll me një incident dhe tre të shoqëruar. Efektivët identifikuan dhe shoqëruan tre protestuesit që hodhën fishekzjarrë drejt Kryeministrisë.
Sali Berisha u bëri thirrje uniformave blu të lënë të lirë të gjithë protestuesit e shoqëruar duke thënë se nëse ata do të dënohen, do të konsiderohen si të persekutuar politikë.









