-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Policia të lirojë protestuesit”! Berisha: Shpërndahuni dhe shihemi të hënën

Kryesoret

Mbyllet me fjalimin e fundit të Sali Berishës përpara selisë së PD-së, protesta e opozitës. Ai i kërkoi policisë që të lirojë protestuesit që sipas tij janë ndaluar dhe i ftoi të gjithë të hënën përpara parlamentit në tubimin e radhës.

“Shpërndahemi tani pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi, fitoreje shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.

Pasi dhamë një mesazh të fuqishëm miqve tanë kudo në botë, se revolucioni ynë është një beteje jetike.

Mision i shenjtë për demokracinë dhe pluralizmin dhe idealet tona nuk ka forcë që t’i mposhtë. Ndahemi tani të betuar, të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revolucionin për kauzën tonë të drejtë.

I kërkoj policisë të lirojë protestuesit, pasi cdo cenim i tyre, cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik. Ditën e hënë në orën 17:00 që të gjithë para parlamentit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit