Protesta e opozitës e zhvilluar ditën e stome përballë Kryeministrisë mori vëmendjen e mediave të huaja.
Në lidhje me protestën “Reuters” ka publikuar një artikull për zhvillimit e tubimit që zgjati rreth dy orë.
Artikulli i Reuters
Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën këtë të shtunë para kryeministrisë shqiptare duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës që po i detyron njerëzit të largohen nga vendi.
Protestuesit, të udhëhequr nga lideri i opozitës Sali Berisha, hodhën fishekzjarre në hyrje të zyrave të qeverisë ku qindra oficerë policie ishin vendosur në terren.
“(Edi Rama) jep dorëheqjen, shkoni ku e keni vendin, në shtëpinë e tradhtarëve”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, duke shtuar se të hënën do të thirret një protestë e re para parlamentit.
Gjatë protestës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë për të lobuar kundër tij dhe kundër partive opozitare.
Rama, i cili është në mandatin e tretë si kryeministër, ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.