Deputeti i PD-së Gazment Bardhi deklaroi dy ditë më parë se sot do të merrte pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha kundër qeverisë Rama.
Por ndryshe ndodhi në realitet. Nuk u pa. Por çfarë ndodhi? Pse u pendua? “5pyetjet.al” tentoi që t’i merrte një përgjigje, por deputeti demokrat nuk u përgjigj.
Mes deputetëve nga grupi i Enkelejd Alibeajt që iu bashkuan protestës ishin Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, por munguan shumë të tjerë.