Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka shkuar në 23 831 të vdekur. Në Turqi numri i të vdekurve ka shkuar në 20 318, ndërsa në Siri, 3,513 të vdekur.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e mundimshme për të gjetur të mbijetuar, por shpresat po shuhen.
Megjithatë, 5 ditë pas tërmetit, ekipet kanë arritur të shpëtojnë shumë njerëz.
Së fundmi, në qytetin jugor Hatay të Turqisë, 6 persona u nxorën nga rrënojat e një apartamenti pesëkatësh.