Toka nuk ka qetësi në qarkun e Elbasanit. Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 me epiqendër 15 km në juglindje të Elbasanit.
Lëkundja është regjistruar rreth orës 07:23 ndërsa thellësia ka qenë 2 km. Pak ditë më parë sizmologu Rrapo Ormeni tha se këto lëkundje me këtë magnitudë janë normale në Shqipëri.