Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Korçë.
Sipas të dhënave të para të qendrës sizmologjike të Europës, tërmeti kishte një thellësi prej 12 km dhe u regjistrua në orën 14:52.
Lëkundja nuk ishte shumë e fortë, por shkaktoi panik te qytetarët. Paraditen e sotme u regjistrua një tjetër goditje në Elbasan.