-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braktisën të miturit në vendet e BE-së për azil, procedohen penalisht 2 persona

Kryesoret

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 24-vjeçar me inicialet A.P për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

24-vjeçari është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil.

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht edhe 47-vjeçarin me inicialet S. D. pasi djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se 47-vjeçari kishte dërguar ilegalisht djalin e tij në Angli me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa ai ndodhej në Shqipëri.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit