-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vite në arrati, arrestohet pronari i serave me kanabis në Fushë-Krujë/ Emri

Kryesoret

Artur Tema 34 vjeç është arrestuar nga pasi në vitin 2021 kishte kultivuar kanabis në dy sera pranë banesës së tij dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i tij.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim

Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.

Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit