“Big Brother”, ditën e djeshme, futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.
Për këtë arsye “Vëllai i Madh” i penalizoi banorët duke i “burgosur” në “Burg Brother Vip”. Dënimi fillon që nga mbrëmja e djeshme deri në Prime-n e ardhshëm. Megjithatë, duket se Kiara dhe Luizi edhe pse të ndarë nuk mund të rrinë pa ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit.
Këngëtari ka dalë në oborr dhe ka thërritur emrin e moderatores, e cila i është përgjigjur menjëherë. Ai i ka thënë “të dua”, ndërsa Kiara i është përgjigjur “edhe unë”.