Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e policisë thuhet se Xh. E 27 vjeç, banues në Lezhë, ra në pranga pasi ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë.
Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-
R. S., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-
V. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
-
G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga;
-
N. K., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.