-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi menaxherin e supermarketit

Kryesoret

Një ngjarje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka kanosur me thikë menaxherin e një supermarketi për të marrë xhiron e ditës.

Sipas burimeve nga policia, autori kishte pritur që menaxheri të dilte jashtë dyqanit dhe kishte mbajtur veshur një kapuç për të mos u njohur.

Forcat e rendit reaguan shpejt, e identifikuan dhe e arrestuan autorin në vendngjarje.

Policia njofton se i arrestuari ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e të gjitha provave vijojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit