Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka deklaruar se vendi do ketë ndryshim me çdo çmim.
Në postimin e tij ai u shpreh se ky ndryshim do vijë përmes protestës dhe votës së lirë, me qëllimin për të larguar qeverinë që e cilësoi si “regjim të kalbur, antipopullor e antikombëtar”.
“Ndryshim me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë, për të larguar njëherë e mirë këtë regjim të kalbur, antipopullor dhe antikombëtar”, shkroi ai.