Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar pasi kishte prerë disa dru në mënyrë të paligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Në vendin e quajtur “Urak”, Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për verifikim, një automjet tip “Scania” me rimorkio, më të cilin po transportoheshin 65 m3 dru zjarri.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. Ç., i cili për transportimin e tyre kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas.
Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi A. Ç. iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një faturë të lëshuar pas ndalimit të automjetit.”, njofton policia.