Ekipet e shpëtimit në Turqi nxorrën të gjallë një djalë 3-vjeçar nga rrënojat e një ndërtese të dëmtuar në provincën jugore të Kahramanmaras, ku ai qëndroi për 158 orë pas tërmetit të së hënës , njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Shiko Videon
Fëmija është dërguar në spital, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në duartrokitje.
Vihet re se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur sot në 33.179, sipas të dhënave të fundit.
Që nga tërmeti 7.8 gradë, numri i të vdekurve në Turqi arriti në 29605 ndërsa në Siri 3574.