Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu. Avokati Ilirjan Muho dorëzoi ankimimin në gjykatën e Apelit me argumentin e klientes së tij se ka dy fëmijë të vegjël dhe nënën e sëmurë.
Klosi prej më shumë se 10 ditësh u arrestua, por vetëm ditën e premte u dërgua në burgun e grave pasi rreth një javë qëndroi në spital si pasojë e problemeve me tensionin dhe zemrën. Tashmë nis beteja në gjykatë.
Klosi ndodhet në të njëjtin burg me pastruesen që e denoncoi, Rozeta Dobi. Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe kallëzim të rremë.









