Pas eliminimit nga Big Brother Vip”, Amos Zaharia ka vendosur të tregojë eksperiencën e tij gjatë ditëve që ishte pjesë e shtëpisë.
Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme aktori tregoi se iu drejtua produksionit që në momentin që parimet e tij nuk po dëgjohej.
Sipas tij ai kishte tentuar disa herë të largohej nga shtëpia, por ishte lejuar nga produksioni.
“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë,” tha Amosi.
Gjithashtu gjatë intervistës ai u pyet se kush mendon se është fituesi i këtij edicioni.
Amos edhe pse një mik i mirë i Oltës mesa duket nuk e sheh fituese atë pasi përgjigjia e tij për fituesin e këtij BBBV është Luizi.
Sipas aktorit Luizi ka fituar pëlqyeshmëri të madhe jashtë dhe mund të fitojë.
“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë,” tha Amosi.
Nuk ka munguar edhe një koment për çiftin e shumë përfolur të këtij BBV2 ku u shpreh se Luizi është i përfshirë në atë raport por edhe në lojë.
“Mendoj që lideri (Luizi) është i përfshirë shumë, por është me një gurë dy zogj, sepse edhe i pëlqen të jetë me Kiarën dhe njëkohësisht të nxjerrë një anë sentimentale të tij. Për Kiarën, nuk jam i sigurt”, shtoi aktori.