-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Nuk do të lejojmë që të merret peng parlamenti

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se gjithçka që ndodhi në parlament ishte e pritshme. Ai u shpreh se të martën, socialistët do të kërkojnë sërish që të merren masa ndaj deputetëve demokratë që bllokuan foltoren. Sipas tij, parlamenti nuk mund të merret peng.

“Unë mendoj që çdo qytetar shqiptar e kupton skenarin. Ditën që dosja Gërdeci po përparon drejt një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm për të garantuar që personat e përfshirë në atë tragjedi me autorë shtetërorë të vendosen para drejtësisë, në momentin që në Shqipëri dhe opinioni shqiptar u njoh me një provë të re, të pakundërshtueshme, sesi jepeshin urdhrat në 21 Janar.

Nuk ka qenë aspak e papritur për ne, që të kishim një të përshkallëzim të marrëdhënies të personit të akuzuar për të dy këto ngjarje, për Gërdecin dhe për 21 Janarin, Sali Berisha në marrëdhënien me Kuvendin dhe institucionet. Në fakt përpjekja e tyre për të penguar punimet e Kuvendit është një përpjekje e kotë sa kohë që natyrshëm do kishte qenë mirë që deputetët sot të kishin mundësi sikurse është e parashikuar që kjo seancë ne të sjellim zërin e qytetarëve dhe problematikat që ata kanë.

Megjithatë ne nuk mund ta lemë Kuvendin të jetë peng, ose të keqpërdoret nga Berisha e persona të tjerë. Ne si grup parlamentar do t’i drejtohemi përsëri nesër Sekretariatit. Ne do t’i kërkojmë përsëri sekretariatit të merren masat sepse mendojmë se njëlloj sikurse një qytetar i thjeshtë i këtij vendi penalizohet për ecje me shpejtësi apo një shkelje tjetër, mendoj që edhe deputetët duhet të respektojnë rregulloren” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit