-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha niset me protestuesit! FNSH futet brenda parlamentit

Kryesoret

Dhjetëra efektivë policie janë pozicionuar para godinës së parlamentit, ku do të nisë seanca plenare dhe paralelisht edhe opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë.

Efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë vendosur në ambientet e brendshme. Në ambientet e jashtme, në oborrin e parlamentit u panë disa furgonë të FNSH-së.

Kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Por edhe këtë herë kreu i qeverisë nuk do të jetë në seancë, pasi në orën 17 është parashikuar një konferencë e përbashkët me homologun e Bavarisë, ndërsa më pas kreu i qeverise do të niset për një vizitë në Dubai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit