“Baza ka rënë”. Hakert nga Rusia sulmuan faqe të ndryshme të NATO-s, mes tyre ajo e Selisë Qendrore të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ajo e bazës amerikane “Ramstein” në Gjermani.
Kjo erdhi një ditë përpara se të mbahet dhe mbledhja e radhës e formatit “Ramstein” në Bruksel. Tema kryesore pritet të jetë ajo e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.
“Duhet të bëjmë dallimin: vitin e kaluar diskutohej për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit me angazhimin e avionëve të NATO-s.
Ajo që po diskutohet tani është shumë ndryshe, pasi bëhet fjalë që aleatët e NATO-s të dërgojnë avionët e tyre për t’i përdorur ukrainasit,” u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.