-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi shteti”/ E pësojnë keq 3 të rinj në Tiranë, përfituan mijëra euro duke mashtruar bizneset (EMRAT)

Kryesoret

Tiranë/Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia, për të denoncuar rastet e veprimtarive kriminale dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe reagimit në kohë e me profesionalizëm të strukturave policore, u  finalizua operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Sekuestrohen 89 400 euro dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. Operacioni “Tentativa”, në vijim të 2 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tentativa”, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe ndalimi, për veprat penale “Mashtrimi”, mbetur në tentativë dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i shtetasve Ergys Ahmetaj, 21 vjeç, Andi Basha, 18 vjeç dhe Gëzim Kusi, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e  lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit