-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodh mrekullia nën rrënoja, një burrë nxirret i gjallë pas 167 orësh!

Kryesoret

Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, ekipet janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat që mund të jenë gjallë nën rrënoja edhe pse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen gjithnjë e më shumë.

Pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga rrënojat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Më herët të dielën, një grua 55-vjeçare u nxor nga rrënojat pas 159 orësh, ndërsa një grua 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar.

Dy persona, një burrë 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë u shpëtuan gjithashtu në Hatay rreth 151 dhe 152 orë pas goditjes së tërmetit, thanë zyrtarët lokalë të dielën.

Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, thellohet bilanci i viktimave: Mbi 34 mijë të vdekur!

Të paktën 41 persona u shpëtuan nga rrënojat në Turqi midis 141 dhe 163 orësh pas goditjes së tërmetit, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Më shumë se 34,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, ku përpjekjet e ndihmës janë komplikuar nga lufta civile e gjatë. Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, tha të premten organizata vullnetare e Helmetave të Bardha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit