-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti apel opozitës: Të jemi sa më unikë kundër “Zajednicës”

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti tha sot në Kuvend se Serbia e ka shkelur pikën 14 të “marrëveshjes për Zajednicën”. “Nuk është fer që ne ta marrim si obligim thjesht të njëanshëm çfarëdo zbatimi, kur pala tjetër e shkeli”, tha ai.

Në këtë pikë, shefi i qeverisë i bëri thirrje opozitës për unifikim. “Nëse ata flasin për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ne duhet më flasim edhe për komunitetet joserbe në Serbi”, tha Kurti, duke e përmendur edhe Luginën e Preshevës.

“Edhe në takime me ndërkombëtarë, edhe në çfarëdo konferencash ku marrim pjesë, të jemi sa më unikë në theksimin e reciprocitetit, se pakica kombëtare nuk ka veç në Kosovë”, tha kryeministri.

Kurti kishte edhe një tjetër këshillë për opozitën. “Sa herë që thirren në marrëveshjen e parë të vitit 2013, ju lutem përmendeni që e ka shkelë presidenti i Serbisë”, tha ai.

Kurti jep llogari në Kuvend për planin franko-gjerman

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit