Për herë të tretë Edi Rama nuk do të jetë në parlament pasdite. Në një kohë që parlamenti do të përfshihet nga debati brenda dhe protesta jashtë për dosjen “McGonigal” kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm.
Kjo pasi në 17:00 do të presë në zyrën e tij Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder i cili zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrit, në përfundim të takimit dy kryeministrat do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Përshëndetje, Në orën 17:00 do të zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder i cili zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri. Konferenca do të mbahet te COD, në Kryeministri”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.