Ndërkohë që opozita po proteston përpara Parlamentit, kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në seancën planere, mori pjesë në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.
Kur u pyet në lidhje me deklaratat ish-kryemistriti Sali Berisha për revulucion demokratik, Rama u shpreh se problemet e brendshme, nuk preferon ti diskutojë kur ka miq të huaj
“Ka shumë gjëra që nuk mjafton të duam ti bëjmë si gjermania, dhe na duhet shumë kohë që ti bëjmë. Një nga gjërat më të bukura është që kur flasin në gjuhë të huaj, nuk merren me njëri tjetrin.
Kjo është një temë e brendshme. Kryeministri ka ardhur këtu për marrëdhëniet me Shqipërinë. Gjërat për të cilat flasim janë të interesit të përbashkët se c’ka mes nesh nuk i takojnë.
Në gjuhë të huaj nuk flas për probleme të brendshme. Unë fola për revolucionin dixhital, opozita ka një tjetër revolucion në mendje, është e drejta e saj.”- u shpreh Rama.