I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh se protestat e opozitës janë një ringjallje e nervit opozitar.
Pa diskutim që kjo për mua është një ringjallje e nervit opozitar. Nuk ka më revolucion në kuptimin e mirëfilltë. Protesta e së shtunës kishte goxha pjesëmarrje. Gjithashtu edhe protesta e sotme edhe pse e lajmëruar shumë shpejt kishte pjesëmarrje të konsiderueshme. Me njerëz të cilët ishin të nervozuar me qeverinë përtej bindjeve politike.