-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse ndodhi sherri mes nxënësve? Vjen reagimi i policisë për plumbat në Laç

Kryesoret

Policia e Kurbinit ka reaguar pas plagosjes që ndodhi mesditën e sotme pranë gjimnazit në Laç, ku një 17-vjeçar qëlloi një 15-vjeçar me armë në këmbë dhe u arratis.

“Në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit” thotë policia. Grupi hetimor thotë se po vazhdon veprimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ka të plagosur! Sherr dhe plumba mes nxënësve në Laç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit