Ndërkohë që opozita po proteston përpara Parlamentit, kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në seancën planere, mori pjesë në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.
“Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbështetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasardhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë.
Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.
Po flisnim edhe për një revolucion dixhital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë. ” u shpreh Rama.