Sipas tij të rinjtë në qytet janë lënë në mëshirën e kafeneve dhe se kush nuk di gjuhë të huaj për të punuar në call center punon kamerier me 200 mijë lek rrogë dhe jeton me bakshishet që merr.
Postimi i plotë:
HEMORAGJIA E SHPIRTIT
Elbasani është një qytet i ri në moshë: mbi 20% të popullsisë e përbëjnë fëmijët, ndërsa mosha e tretë bën jo më shumë se 15%. Sado i mirë tingëllon ky lajm, e vërteta është se të gjithë jetojnë të harruar.
55 mijë fëmijë në këtë qark nuk kanë asnjë park publik ku të luajnë. 55 mijë frymë bëjnë një qytet! Ata janë motrat dhe vëllezërit tuaj më të vegjël, janë fëmijët tuaj, nipat tanë – që janë harruar se ekzistojnë!
Të rinjtë janë lënë në mëshirën e kafeneve; Kush nuk di gjuhë të huaj për në call center – punon kamarier me 200 mijë lek rrogë dhe jeton me bakshishet e një qyteti të këputur nga varfëria.