-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të zhdukur në Tiranë! I riu hedh qesen me kanabis dhe zihet me policët

Kryesoret

Dy persona janë denoncuar të zhdukur në Tiranë. Bëhet fjalë për një 41 vjeç dhe një 49-vjeçar që janë denoncuar nga familja të zhdukur pasi janë larguar dhe nuk janë kthyer në banesë.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B. Sh. (M)., 82 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi P. Sh., 41 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Sipas deklarimeve të shtetasit B. Sh. (M)., 41-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 48 vjeçe, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi F. M., 49 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Sipas deklarimeve të shtetases M. M., 49-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që një 26-vjeçar me inicialet B. B., 26 vjeç, banues në Kamzë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë, një qese me lëndë të dyshuar narkotike. Gjithashtu nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit