Efi Dhedhes u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania javë më parë. Ajo u eliminua brenda natës gjatë një spektakli, ku iu dha mundësia Deamishelit që t’i dërgonte në nominim tre banorë.
Në nominim me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, publiku vendosi që Efi ta linte garën e madhe prej 100 mijë eurosh.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” ndjeu keqardhje të madhe pas largimit, pasi ishte në grup me këngëtarin shkodran dhe njëra ndër aleatet e tij më të mëdha.
Ajo së fundmi ka postuar disa video në InstaStory, me anë të të cilave tregon se është gjithmonë me Luizin dhe se ai do të jetë fitues i këtij formati.









