Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua me Ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alastair King-Smith. Ambasadori Alastair King-Smith deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vijojë bashkëpunimin me qeverinë e Shqipërisë, duke avancuar programet që po zbatohen si edhe duke zbatuar programe të reja, me fokus në zonat veriore të vendit.
Kryetarja Nikolla dhe ambasadori King-Smith biseduan edhe mbi bashkërendimin e luftës kundër trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi prioritetet e kalendarit të punës së Kuvendit, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit etj.
Emigrantët janë kthyer në kryefjalë të marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi fluksi i shqiptarëve në vitet e fundit drejt Britanisë ka qenë shumë i lartë dhe gjithmonë në rritje duke shkaktuar edhe retorikë të fortë mes palëve.