Pas dedikimeve të shumta që u dëgjuan sot nga banorët kësaj here radhën e kishte Kiara.
Për të shprehur dashurinë që ka ndaj Luizi e mori në një cep të shtëpisë ku më pas me emocion shprehu atë që mbante për brenda.
“Kam shumë për të të thënë dhe nga dashuria që kam për ty nuk arrij dot të them asgjë. Përveç të të puth dhe përqafoj,” i tha Luizit.
Ndërkohë Luizi duke u tallur i tha ta përsëriste edhe një here sepse e kërkon produksioni.