-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshon strategjia? Berisha: Dialog derë më derë me qytetarët! Dhuna nuk sjell gjë

Kryesoret

Ndryshon strategjia. Nga protestat te dialogu derë më derë. “Ekrani është i akullt” tha sot Sali Berisha. Ai kërkoi që për të shkuar te suksesi i revolucionit duhet “kontakt direkt me qytetarët.

Na duhet dialog shumë intensiv. Dialog. Shtëpi në shtëpi. Derë në derë me çdo qytetar pavarësisht nga bindjet politike. Dhuna nuk të sjellë në objektivat që kërkon. Qëndresa është forcë. Ne jemi në hapat fillestar të mosbindjes civile.

Nuk shkojmë tek forca, sepse do të thotë të synosh të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment kjo parti asgjëson veten. Ne nuk jemi kjo parti. Por përdorim cdo formë të mosbindjes civile.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi Kryesinë një ditë pas protestës përpara parlamentit mbrëmjen e djeshme. Ai u shpreh se revolucioni do të vazhdojë për largimin e Edi Ramës.

“McGonigal është në burg. Kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare është në pushtet. Cilido që mendon se ai largohet me votën e lirë, gabon.

Ky largohet vetëm me revolucion. 4.5 mln euro po ndërtohet autostrada Janinë-Kakavijë. Çmimi 20.2 mln euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë. A mundet të pranojmë një gjë të tillë? Të marrim vetëm këto dy krahasime” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit