-sidi education-spot_img
13 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin i thur lavde Vuçiçit: Keni mbështetjen e Rusisë për Kosovën

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt. Ai shkruan se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, tha Putin.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia mbështet përpjekjet e Serbisë “që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Në letër, presidenti rus shprehu besimin e tij se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit